“Jam më i Lumtur 63 Vjeç Sesa Kur isha 25 Vjeç, Për 4 Arsye të Thjeshta…”

174

“Ask Me Anything” më të fundit në Reddit, bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates iu bënë një mori pyetjesh që lidhen me çështjet humanitare duke filluar nga tema e ndryshimit të klimës deri tek e ardhmja e arsimit.

Gjatë rreth 30 minutave në këtë seancë, pyetjet u zhvendosën në jetën personale të Bill Gates. Gates, tashmë 63 vjeç, iu bënë dy pyetje imponuese: “A jeni i lumtur?” Dhe menjëherë më pas, “Ndër të gjitha, çfarë ju bën më të lumtur?”

Në pyetjen e parë, burri i dytë më i pasur në botë u përgjigj: “Po, kur isha në të tridhjetat, nuk mendova se njerëzit në moshën 60 vjeç ishin kaq shumë të zgjuar ose që argëtoheshin kaq shumë. Dhe tani kam bërë një zbulim. Më pyesni pas 20 vitesh dhe unë do t’ju tregoj sa të zgjuar janë 80-vjeçarët.”

Për pyetjen e dytë, Gates ka thënë: “Kohët e fundit disa thanë se kur fëmijët tuaj janë duke ia dalë mbanë vetë është me të vërtetë shumë e veçantë dhe si prind, pajtohem plotësisht. Ndonjëherë angazhimet ndaj vetes, si stërvitja, gjithashtu përmirësojnë lumturinë.”

Reagimi i Gates ndaj lumturisë në vitet e 60-ta kundrejt atyre të 20-ta apo 30-ta është shumë interesant. Në të 30-at, gjërat ishin pa dyshim “argëtuese” nga pikëpamja e biznesit për realizimin e misionit origjinal të Microsoft për të vënë “një kompjuter në çdo tavolinë dhe në çdo shtëpi”.

Por ky mision u përmbush, të paktën në botën e zhvilluar.

Që atëherë gjërat kanë ndryshuar për Gates. Ai kohët e fundit ka ndarë në një post në Facebook: “Kur isha në fillim të 20-ve dhe 30-ve, unë isha fanatik i softuerit.

Nuk merrja pushime dhe e përbuzja idenë për t’u martuar. (Natyrisht, kjo ndryshoi kur takova Melindën!).

Ai tani po shijon frytet e punës së tij nëpërmjet ambicieve të tij familjare dhe të jetës personale, si dhe duke përmbushur vizionin e tij më të madh për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme dhe urisë në botë nëpërmjet Fondacionit Bill & Melinda Gates.

Por, para se të thoni, “Unë nuk jam si Bill Gates: Nuk kam të njëjtat lukse në jetë,” nuk duhet të jeni miliarder për të arritur lumturinë për të cilën ai flet. Duke parafrazuar zbulimet e tij të reja në jetë, ja se si çdokush mund të arrijë të njëjtin nivel lumturie si Gates.

 Përmbushini detyrimet tuaja

Mënyra se si njerëzit bëhen më të mençur me moshën, nuk ka të bëje dhe aq shumë me rritjen e njohurive intelektuale ose grumbullimin e pasurisë. Ka të bëjë me zgjedhjen me qëllim të një objektin dhe ndjekjen e asaj që ka më shumë rëndësi – të përmbushni detyrimet tuaja, siç tha Gates.

Ndoshta ju ndiheni sikur keni ngecur në një punë pa krye, sikur keni zgjedhur karrierën e gabuar, ose mendoni se jeni bërë për diçka tjetër – diçka më të rëndësishme.

Ndërsa është krejtësisht normale të pyesësh për orientim ose motivim në karrierë për të bërë punën tuaj, ajo që nuk është normale është që këto ndjenja të mbeten përgjithmonë në çarjet më të thella të mendjes tuaj kur e dini se jeni bërë për diçka më të madhe.

Nëse ballafaqoheni me mendimet për “Po nëse”, fillojeni udhëtimin tuaj me këtë pyetje: A po bëj atë që dua – çfarë ka më shumë rëndësi për mua?

Kur ju pyesni veten se çfarë doni dhe ju dëgjoni një zë nga brenda që thotë, “Kjo është ajo që unë dua”, ai zë është zëri i së vërtetës së cilës ju duhet t’i përkushtoheni me gjithë zemër.

Jepni sa më shumë

Jim Rohn ka thënë: “Vetëm duke dhënë mund të merrni më shumë se sa ju tashmë keni.” Nëpërmjetfondacionit të tij bujar, Gates e ka çuar këtë në një shkallë që shumica prej nesh që e lexojnë këtë artikull nuk mund ta kuptojnë.

Në vitin 2006, miku i tij i ngushtë, Warren Buffett, tani personi i tretë më i pasur në planet, nënshkroi dokumente që i dhanë 31 miliardë dollarë prej pasurisë së tij për të financuar punën e Fondacionit të Gates në luftimin e sëmundjeve infektive dhe reformimin e arsimit.

Mendoni të jepni për mirëqenien tuaj. Shkenca na ka konfirmuar se dhënia na bën të ndihemi të lumtur, është e mirë për shëndetin tonë, dhe ngjall mirënjohje. Një raport i Shkollës së Biznesit të Harvardit madje arriti në përfundimin se shpërblimet emocionale janë më të mëdhatë kur bujaria jonë është e lidhur me të tjerët, si kontribuimi për një mik të prekur nga kanceri.

Dhe nuk duhet të kufizoni idenë tuaj për dhënien vetëm me bujarinë financiare. Merrni gjithashtu në konsideratë efektet pozitive të dhënies së kohës, këshillimit të të tjerëve, mbështetjes së një kauze dhe luftimit të padrejtësisë.

Trajtojeni trupin tuaj si një tempull të shenjtë

Gates tha se stërvitja çon në lumturi. Ai është një lojtar i pasionuar i tenisit. Të ushtruarit ka treguar se përmirëson disponimin tuaj dhe të ul ndjenjat e depresionit, ankthit dhe stresit.

Nga ana tjetër, në qoftë se ju përplaseni me mendimin e të luftuarit për të pasur një pistë vrapimi në një palestër plot me njerëz të djersitur, humori juaj mund të përfitojë nga një ushtrim i thjeshtë pa marrë parasysh intensitetin apo gjatësinë e tij.

Një studim i 24 grave të diagnostikuar me depresion treguan se një ushtrim i çdo intensiteti ul ndjeshëm ndjenjat e depresionit.

Vendosni familjen në vend të parë

Siç sugjeroi, përparësitë e Gates u përqëndruan më shumë në jetën familjare dhe ndjenjën e veçantë për të parë fëmijët e tij duke ia dalë në jetë.

Zgjedhja për të mos vendosur jetën familjare përpara karrierës, mund të jetë e kushtueshme. Analiza shkencore e shkaqeve që çojnë në vdekje në vendin e punës, mes të tjerash, përfshijnë “orët e gjata apo jashtë orarit të punës” dhe “konfliktin e familje-punë” si burime të zakonshme të stresit në vendin e punës që shkatërrojnë shëndetin e punëtorëve të SHBA.

Nëse ekuilibri mes punës dhe jetës është një luftë fajësimi për shkak se mendoni se biznesi ose karriera juaj do të vuajë, zgjidhja është e thjeshtë: Vendosni kufinj rreth prioriteteve tuaja familjare dhe pastaj përdorni të njëjtën metodë për të vendosur kufinj të rreptë në punë.

Duke krijuar kufinj të fortë rreth secilës fushë të jetës, do t’ju bëjë më të fokusuar, efikas dhe efektiv në punë. Dhe fëmijët tuaj do të duan që babi ose mami të vijë në shtëpi në kohë për të parë një recital baleti ose një program të caktuar televiziv.