Home ShowBizzz Jason Momoa, njeriu i vitit nga GQ në Australi

Jason Momoa, njeriu i vitit nga GQ në Australi

0
Jason Momoa, njeriu i vitit nga GQ në Australi

Jason Momoa ishte
“i vendosur” në mposhtjen e konkurrencës – përfshirë vëllezërit e
famshëm të filmave Liam dhe Chris Hemsworth – për t’u shpallur si Man of the
Year për GQ Australia.

Aktori 40-vjeçar i Aquaman paraqitet në kopertinën më të
fundit të revistës dhe me shaka rrëfeu se mendon që e ka “merituar”
vlerësimin.

“Kurrë, madje as për një milion vjet nuk kam menduar se unë do të jem ‘Man of the Year’ i GQ. Jam vërtet i shokuar që kam mundur t’i mposhtë të gjitha Hemsworthët sepse… e di… më në fund e meritoj këtë”, tha Jason. “Gjithashtu Australia, e dini që ju dua. Shpresoj të vij atje për Aquaman 2 dhe t’ju falënderoj shumë për këtë. Po, shoku!”.

Duke reflektuar për vitin e tij 2019, Momoa radhiti një varg mbresëlënës të projekteve filmike dhe televizive në të cilat punon, por aktivizmin dhe përpjekjet e tij për ta “përhapur vetëdijen për ndryshimin klimatik” ai e quajti “aktivitetin e tij të preferuar personal”, shkruan Koha.

Ylli shpjegoi: “Një aktivitet i preferuar personal të
cilin dua ta vazhdoj ka qenë aktivizmi me të cilin jam marrë me mjedisin, për
ta përhapur vetëdijesimin për ndryshimin klimatik.

“Pastaj padyshim që i kam bërë disa vepra të mira
artistike, si “See”, dhe filmin Dune me dy prej regjisorëve të mi të preferuar
Francis Lawrence dhe Denis Villeneuve. Ishte e pabesueshme.”

Në shtator, Jason foli për “të gjitha kombet e
ishullit” dhe u bëri thirrje liderëve botërorë t’i rrisin përpjekjet e
tyre për krizën klimatike gjatë një adresimi të fuqishëm në Kombet e Bashkuara.

Loading...