Jeni të stresuar, ja si të shpëtoni

137

  

Stresi është një fenomen që ndodh për shumë arsye dhe shpesh nuk ka një shpjegim  të saktë në lidhje me praninë e tij.

 

Mendimet që shkaktojnë ankth dhe stres i kanë ndjerë të gjithë të paktën një herë në ditë.

 

Efekti i tyre është i menjëhershëm dhe aspak i pëlqyeshëm, kështu që secili prej nesh mundohet t’i largojë, por jo gjithmonë ja arrijmë.

 

Më poshtë do ë lexoni disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për eleminimin e stresit;

 

 

Fokusohu në frymëmarrjen tënde dhe numëro për 10 sekonda.

 

Përqendrohu tek ndjesia që kanë këmbët e tua kur prekin tokën.

 

“Skano trupin’, e thënë ndryshe përqendrohu me radhë në të gjitha pjesët e trupit nga koka tek këmbët dhe shiko çfarë të pëlqen dhe çfarë jo.

 

Imagjino rrezet e diellit, të ngrohta dhe të shndritshme që shkëlqejnë sipër kokës tënde.

 

Lëre mendjen të mendojë gjithçka që dëshiron.

 

Mendo për dikë që e do shumë dhe imagjino sikur sa herë merr frymë, ti tërheq ankthin e tij, ndërsa kur e nxjerr frymën i jep gjithçka të mirë që ke në vete. Lumturia që i japim të tjerëve edhe me imagjinatë ndikon tek ne për mirë.

 

Fol me veten siç do flisje me një shok.