Jo vetëm Dua, edhe Bebe Rexha e dëshmon se është femra më e suksesshme në botë

70

Mbrëmë këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka publikuar sukseset e arritura gjatë vitit 2018.
Të njëjtën gjë e bëri edhe artistja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha me anë të postimit të fundit, shkruan lajmi.net.
Me imazhin e fundit të publikuar në Instagram, Rexha tregon se renditet në mesin e artisteve më të suksesshme në botë.
“Faleminderit për një vit të mrekullueshëm”, shkruan ajo bazuar në rezultatet e platformës muzikore, Spotify.
Bebe e ka dëshmuar veten se është një prej femrave më të suksesshme duke qenë për një vit radhazi në top listën e “Billboard”, me disa këngë të saj.
Rexha po ashtu javën e kaluar u nderua me çmimin “Kompozitorja e vitit”, në West Hollywood të Kalifornisë në SHBA.