Ju kujtohet “djali akull”, ja si ka ndryshuar jeta e tij

170

Ëndrra e djaloshit mbetet e njëjtë

Fotot e një nxënësi që mbërriti në shkollë me flokë dhe duar të ngrira, ripërtërijnë diskutimin e varfërisë së fëmijëve në Kinë kur fotot e tij u postuan nga mësuesi i tij në janar të viti 2018.

I quajtur “Ice Boy” apo “djali akull” nga përdoruesit e mediave sociale, Wang, atëherë tetë vjeç, udhëtoi 4.5 km për të shkuar në shkollë në jugperëndim të provincës Yunnan të Kinës – shpesh në temperatura të ngrirjes.

Vendosmëria e tij për të shkuar në shkollë në kushte të tilla të vështira dhe performancë të shkëlqyeshme në klasë, nxiti një valë simpatie dhe mbështetjeje në internet, transmeton rtv21.tv.

Tani si nëntë vjeçar, shumë gjëra kanë ndryshuar për Wang gjatë 12 muajve të fundit dhe ai tani nuk bënë kilometra për në shkollë.

Wang dhe familja e tij janë larguar nga kasollet. Ai tani ka një shtëpi dykatëshe, vetëm 10 minuta në këmbë përgjatë rrugës së asfaltuar nga shkolla e tij.

“Jeta është shumë më mirë”, tha babai i djalit, Wang Gangkui.

“Krahasuar me muret me baltë, ne jemi shumë më mirë të strehuar nga era dhe shiu”, shtoi ai.

Shkolla e Wang ka përfituar nga rritja e investimeve. Instalimet e ngrohjes thuhet se janë instaluar në klasa, ndërsa një konvikt është ndërtuar për të strehuar fëmijët që jetojnë larg shkollës.

E gjithë vëmendja i ka bërë nxënësit të ndiejnë çudinë e botës dhe idetë e tyre kanë ndryshuar shumë. Fara e ëndrrave që një ditë ata do të jenë në gjendje të largohen nga malet është mbjellë dhe ata janë shumë shpresëdhënës për të ardhmen.

Ëndrra e Wang, megjithatë, mbetet e njëjtë, siç ishte në vitin 2018, ai shpreson që në të ardhmen të bëhet një oficer policie./21Media