Kafe dhe kanellë, ngjyrat që ju duhen këtë stinë të ftohtë

123

  

Ngjyra kafe duket se ka qenë dhe trendi i kësaj stine të ftohtë. Një pallto ngjyrë kafe mund ta kombinosh mjaft mirë me një palë pantallona të zeza klasike deri në kyçin e këmbës.

 

Një pallto e tillë duket bukur dhe plot shkëlqim jo vetëm ditët por mund të përdoret edhe gjatë mbrëmjeve festive.

 

Po ashtu, këto dy ngjyra mund t’i kombinosh më njëra-tjetrën. Një palë pantallona të gjera dhe të gjata në ngjyrë kanelle me një pallto ‘camel’. Kjo është një veshje elegante, e cila do të bëjë çdo mashkull ta kthejë kokën pas teje.

 

Gjithashtu fustanet e lëkurës janë shumë trend në këtë sezon, por kombinimi i duhur u jep atyre edhe më shumë stil. Kjo prerje mund të jetë një zgjedhje e mirë si “street style”, por edhe për mbrëmje.

 

Kafja e errët është ngjyra tipike e dimrit dhe ky fustan i thurur është tipik për stinën e ftohtë dhe i përshtatshëm për çdo lloj trupi. Një dekolte provokuese, e cila mund të mbulohet me një shall në ngjyrë të hapur ose edhe të zi.