Kamenicasit grumbullojnë para për fëmijët me leukemi

103

Nisma e kamenicasve

Nisma e kamenicasve

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL) në Kamenicë në bashkëpunim me organizatën Cure2Children përmes një aksioni kanë grumbulluar sot një shumë të hollash prej 721 eurosh, për fëmijët e sëmurë me leukemi.

Përmes një postimi në Facebook nga ky Këshill kanë bërë të ditur se në këtë nismë kanë kontribuar biznese dhe nxënës nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Skënderbeu” në Hogosht, të cilët kanë grumbulluar gjithsej 155 euro për këta fëmijë.

Sot ju treguam edhe një herë këtyre fëmijëve se jemi afër tyre. Ju treguam që nuk janë vetëm në betejën që kanë përpara. Sot kuptuam se shumica e buzëqeshjeve fillojnë nga një buzëqeshje e vetme dhe e lehtë. Ju treguam se një hero është thjeshtë një njeri i zakonshëm që gjithmonë gjen forcën që të jetë këmbëngulës edhe përkundër pengesave dërrmuese. Jeta thjeshtë ka dy rregulla:

Kurrë mos ndalo së shpresuari për ditë më të mira dhe gjithmonë mbaje mend rregullën e parë.”, bëhet e ditur ndër tjerash në postimin e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Kamenicë./21Media