Kanë kaluar 18-të vjet, Eliza Hoxha kujton albumet e para dhe ja si dukej aso kohe

77

Gjithmonë me stil dhe gjithmonë unike në paraqitje.

Këngëtarja e famshme kosovare Eliza Hoxha, na ka kthyer 18-të vjet prapa duke publikuar në Instagramin e saj dy fotografi nga kopertinat e albumeve të cilat i kishte lansuar në vitin 2000 dhe në vitin 2003.

Hoxha duket tejet me stil, ndërsa ajo kohe ishte 26 vjeçare.

“Dy albumet e mia, nostalgji e dashni”, ka shkruar ajo, duke e kujtuar atë kohë, gjatë së cilës ajo ishte marrë intenzivisht me muzikë.

Ndërsa tani, Hoxha është fokusuar krejtësisht te profesioni i saj prej arkitekteje, e është e angazhuar edhe si profesoreshë në Universitetin e Prishtinës në fakultetin e Arkitekturës. /Prive.al