Katër persona të plagosur, pas një përleshje në një lokal në Klinë

105

Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.

Dëshmitar në vendin e ngjarjes kanë treguar për Gazetën Insajderi se nga kjo përleshje të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim te mëtutjeshëm, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre raportohet të jetë më e rëndë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje shihet njolla të mëdha të gjakut i shkaktuar nga ky incident.

Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktoj me Policinë e Kosovës mirëpo ende nuk ka marr detaje shtesë.