Kënga e këtij artisti e bëri të qaj Manjola Nallbanin në ‘Kënga Magjike’

119

Nata e dytë e festivalit “Kënga Magjike”, ka përcjellur emocion të madh me projektet e këngëtarëve të njohur.
Xhon Jesku me projektin “Ty nuk të kam”, mahniti publikun dhe jurinë me performancën e tij, shkruan lajmi.net.
Jesku në kategorinë e ‘New Artist’, e bëri të qaj këngëtaren Manjolla Nallbani, me këngën e cila ishte një dedikim.
Teksin e kësaj kënge e ka shkruar Rovena Dilo kurse për muzikën është përkujdesur, Adrian Hila.