Home Lifestyle Kënga e re e Justin Bieber një dedikim për modelen

Kënga e re e Justin Bieber një dedikim për modelen

0
Kënga e re e Justin Bieber një dedikim për modelen

Vetëm para disa ditësh, Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin organizuan në kishë ceremoninë e tyre të martesës, ku i thanë po sërish njëri- tjetrit.

Dasma e tyre tërhoqi vëmendjen e fansave dhe u kthye në kryefjalën e mediave rozë.

Por suprizat ende nuk kanë përfunduar, sepse Justin ka publikuar një këngë të re, e cila është dedikim për bashkëshorten e tij.  Produksioni i ri muzikor titulllohet “10.000 Hours” dhe këngëtari e ka sjellë në bashkëpunim me Dan+Shay.

Bëhet fjalë për një këngë dashurie, me një tekst mjaft të bukur që vetë Bieber është shprehur se është padyshim një” këngë dasme”.

Në klipin e publikuar protagoniste është edhe Hailey dhe çifti duken shumë të dashuruar dhe të lumtur me njëri- tjetrin./tvklan.al
$

Loading...