Kënga e Usher e bën milioner krijuesin, ai e paditi produksionin për autorësi dhe fitoi!

1202

Kirjuesi i këngëve nga Filadelfia, Daniel Marino, ka arritur të marrë 44 milionë dollarë dëmshpërblim nga kënga e Usher “Bad Girl”.

Sipas Associated Press, juria ka vendosur që producenti William Guice t’i paguajë Marinos 6.75 milionë dollarë në kompenzim të dëmeve që i janë shkaktuar atij, e po ashtu edhe 20 milionë të tjera si ndëshkim për dëmet që i janë shkaktuar Marinos.

Destro Music Productions që zotërohet nga Dante Barton po ashtu do t’i paguajnë Marinos 17.35 milionë dollarë e të gjitha këto shifra, e përmbledhin shumën 44 milionë dollarëshe të Marinos.

Marino zotëron një pjesë të këngës së Usher sepse në vitin 2001 dhe 2002 ai ka deklaruar se kishte punuar në një këngë të quajtur “Club Girl” duke i krijuar disa vija melodike, ndërsa pasi Usher e publikoi këtë këngë me një emër tjetër, ai nuk u bë meritor për melodinë.