Këshilltari hoxhe i kryeministrit me 145 mijë euro para në bankë

86

Ish kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, i cili që nga janari i vitit 2019 është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj duket se ka kursyer shumë para nga puna e tij që e ushtroi për rreth 8 vite si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rexhep Boja e ka deklaruar pasurinë para dy muajve si këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Këshilltari i kryeministrit i cili merr pagë në kryeministri që nga muaji janar i këtij viti në vlerë prej 1100 eurove, ka deklaruar se ka në bankë në emrin e tij rreth 145 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Po ashtu ai posedon një veturë që e ka blerë vitin kaluar në vlerë prej 17 mijë e 200 euro.

Edhe me pasuri të luajtshme nuk i ka punët keq. Posedon një banesë në emrin e tij e blerë në vitin 2002, në vlerë prej 25 mijë euro, një lokal të përbashkët, i blerë në vitin 2013, në vlerë prej 50 mijë eurove, një banesë të përbashkët, në vlerë prej 320 mijë eurove, e blerë ne vitin 2013, një shtëpi të trashëguar të përbashkët  dhe një tokë të përbashkët të trashëguar

Nga viti 2010, deri në vitin 2017, Boja ka qenë Ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite.

Për herë të parë, para të mbajtura në institucionet financiare, i ka deklaruar në vitin 2012. Në atë kohë i ka deklaruar 35 mijë euro. /Lajmi.net/