Kështu reagon Kiara kur pyetet për lidhjen me Butrint Imerin

275

Ka tash e disa muaj që flitet për një marrëdhënie të mundshme dashurie midis moderatores Kiara Tito dhe këngëtarit Butrint Imeri.

Fansat dhe portalet kanë zbuluar shpesh vende apo shenja të cilat i lidhin me njëri-tjetrin, por asnjëherë ata vetë nuk e konfirmuan lidhjen e tyre.

Fansat janë ndarë në dy kahe. Ata që e pëlqejnë shumë këtë lidhje dhe ata (ose ato më saktë) që nuk e duan aspak Kiarën në krah të idhullit të tyre, Butrintit.

Për të hequr një herë e mirë të gjitha hijet e dyshimit, Kiara u pyet në lojën “Ndaje ose pije”, nëse ishte gati të pranonte një herë e mirë marrëdhënien me këngëtarin aq të dashur për publikun, Butrint Imeri.

Kiara vendosi të pijë gotën dhe duke qeshur tha qenka i mirë ky shots-i. Me pak fjalë vendosi t’i lërë fansat ende në dyshime edhe pse shumë prej tyre mund të kuptojnë krejt të kundërtën nga ky reagim.

Top Channel