Home Histori Këto gënjeshtra e dëmtojnë lidhjen tuaj

Këto gënjeshtra e dëmtojnë lidhjen tuaj

0
Këto gënjeshtra e dëmtojnë lidhjen tuaj

Ndonjëherë, madje edhe gënjeshtrat më të vogla që duken të padëmshme mund të çojnë në probleme të mëdha në lidhjen tuaj. Për të mbajtur lidhjen tuaj të fortë dhe të lumtur, këtu i gjeni disa nga gënjeshtrat që duhet t’i shmangni kur i tregoni gjëra partnerit.

Të gënjeni për ish-partnerin

Të fshihni të vërtetën nga partneri juaj për ish të dashurin – krijon probleme të mëdha në jetën tuaj. Nëse partneri juaj e gjen të vërtetën ai ose ajo do të jenë shumë dyshues në të ardhmen dhe madje mund të e ri konsiderojnë faktin se a dëshirojnë të jenë më me ju, raporton “ETimes”.

Të pretendoni që jeni mirë, kur në fakt nuk jeni

Keni pasur argument me njëri-tjetrin, dhe pas një kohe kur ju pyesin se si jeni ju thoni “Mirë”. E pra, të i mbani ndjenjat dhe të mos flisni asnjëherë nuk i bënë mirë lidhjes suaj. Ju mund ta konsideroni si një gënjeshtër të pafajshme dhe të vogël, por në realitet ju vetëm sa jeni duke i dobësuar rrënjët e lidhjes.

Të pretendoni që pëlqeni diçka vetëm se partnerit tuaj i pëlqen

Keni thënë që ju pëlqen diçka vetëm që t’i pëlqeni atij apo asaj. Mirë, sa kohë mendoni që do jeni në gjendje ta mbani atë gënjeshtër. Ju do të dorëzoheni dhe do ju duket sikur lidhja juaj është e ndërtuar në gjëra të pavërteta.

Flirtimi me të tjerët

Kur flirtoni me të tjerët në zyrën apo edhe në rrethin e shoqërisë tuaj, partneri juaj, kuptohet që nuk do ta vlerësoj këtë gjë? Besoj që nuk kemi nevojë të ua shpjegojmë se pse?

Të gënjeni për pagesën tuaj.

Të gënjeni dhe të mburreni për mënyrën e jetesës suaj, mund të ju ndihmoj në fillim për të lënë përshtypje të mirë. Kujtojeni, se lidhja juaj nuk është në rrugën e duhur nëse ju duhet të bëheni sikur jeni dikush tjetër. Të dy partnerët duhet të pranojnë njëri tjetrin për atë se kush janë dhe se çfarë bëjnë, për të pasur një lidhje të kënaqur.