Home Fun Këto ushqime ju ndihmojnë të mbeteni shtatzënë

Këto ushqime ju ndihmojnë të mbeteni shtatzënë

0
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbeteni shtatzënë

Ushqimet e shëndetshme ndikojnë për të mbetur shtatzënë

Dietologët tregojnë se shumë ushqime ndikojnë pozitivisht në një shtatzëni. Dieta më e mirë është ajo mesdhetare, e pasur me ushqime të shëndetshme, të freskëta dhe antioksidantë. Kjo pasi procesi i oksidimit shkakton rënie pjellorie si te meshkujt dhe te femra dhe ndikon negativisht si në spermatozoidë dhe në vezore.

Kështu që duhet të ushqeheni sa më shumë me ushqime të pasur me antioksidantë si frutat dhe perimet, kryesisht ato të stinës.

Rol pozitiv në pjellorinë e femrës dhe meshkujve, luajnë vitaminat E dhe C, pasi stimulohet ovulacioni dhe funksioni i spermatozoideve. Përveç frutave dhe perimeve në tavolinë nuk duhet të mungojnë as vaji i ullirit, drithërat, frutat e thata, bishtajat, peshku, mishi i bardhë dhe vezët.

Ndër ushqimet që bëjnë “mrekulli” dhe rrisin mundësinë për të mbetur shtatzënë janë vaji i ullirit, bishtajat, peshku, veçanërisht sardelet, salmoni dhe merluci, qumështi, kosi dhe djathërat, veza, majaja e birrës, frutat e detit dhe veçanërisht midhjet, mishi i bardhë i pulës, gjelit dhe lepurit./21Media