Kirurgjia në “kolaps”, kryegrevisti në kafe me të akuzuarin në rastin “Stenta”

77

Kryegrevisti i QKUK-së, kirurgu Arbër Morina vazhdon të jetë këmbëngulës që të mos ndërpritet greva, derisa qeveria atyre t’ua rris pagat dhe t’ua barazoj me ato të qeveritarëve.

Ndonëse pacientët vazhdojnë të pësojnë për shkak të grevës, Gazeta Blic e ka siguruar një fotografi ku Morina shihet në kafe me të akuzuarin në rastin “Stenta”, Gani Bajraktarin.

Ndërkohë, burime nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se, për shkak të grevës, shumë operacione janë ndërprerë, dhe si pasojë, një pjesë e madhe e pacientëve po ia mësyjnë spitaleve private.

Kirurgu Arbër Morina, ka deklaruar për media se ata nuk tërhiqen. Megjithatë, përfaqësuesi i grevistëve, kirurgu Arbër Morina, thotë se po trajtohen të gjitha rastet emergjente, por jo edhe ato jo emergjente.

“Të gjitha patologjitë që nuk kërcënojnë jetën e pacientit, shtyhen për një stad të mëvonshëm derisa të ndërpritet greva. Kjo ka të bëjë me 100 deri në 200 pacientë në ditë”, deklaroi ai për media.