Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett është deklaruar lidhur me protestat që janë mbajtur dje në Prishtinë e sot në Drenas lidhur me rastin e dyshimeve për abuzim seksual të një vajze të mitur.
Kosnett ka shkruar në Twitter se është impresionuar nga mobilizimi i qytetarëve që së bashku kërkojnë fundin e dhunës kundër grave.
“I impresionuar të shoh shumë qytetarë të Kosovës që së bashku kërkojnë fundin e dhunës kundër grave. Protesta paqësore dhe përgjegjësia publike janë elemente kritike të çdo demokracie. Pra, është barazia gjinore”, ka shkruar ambasadori amerikan. /Lajmi.net/