Kosova e palëkundur/ Taksa nuk hiqet, nuk pranojmë kushte nga askush, thotë kryeministri

83

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ritheksuar edhe një herë bindshëm se taksa e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nuk hiqet.

“Taksa nuk hiqet, nëse pret Serbia, presim edhe ne. Me presion nuk kryhet punë – kjo u dëshmua me taksën që gjithë ai presion nuk ka dhënë kurrfarë efekti”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në një tryezë të organizuar nga KDI më temë “Dialogu Kosovë – Serbi pas Samitit të Berlinit”, tha se nuk Kosova nuk pranon kushte të reja për vazhdimin e dialogut.

“Nuk pranoj kushte te reja nga askush për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Të gjitha vendet e Kuintit përfshirë edhe Amerikën na përkrahin në qëndrimet tona”.

Haradinaj ka folur edhe për takimin që do të mbahet në Paris gjatë korrikut. Ai ka thënë se liderët kosovarë në këtë takim duhet të jenë unik.

Deri tash janë konfirmuar pesë pjesëmarrës në Samitin e Parisit, por Hatadinaj dëshiron që atje të ketë edhe pjesëmarrës nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo, kryeministrit Haradinaj mes tjerash tha, se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, së bashku me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherini, kanë diskutuar për ndryshim të kufijve.

“Ekziston si dyshim i bazuar se Rama dhe Thaçi kanë diskutuar për ndryshim të kufijve, së bashku me Mogherinin”, ka thënë Haradinaj në këtë tryezë.

Më pas ai ka thënë, së Mogherini nuk do të jetë më pjesë ndërlidhëse e dialogut pasi koha e saj ka përfunduar.

“Procesi i zonjës Mogherini nuk vazhdon më, pasi procesi i zgjedhjes është në vazhdim. Nuk ka mbete kohë për Moghenirin. Nuk kam asgjë personale me të siç mendojnë shumica, por për ççështjen e kufirit jam kundër dhe kush do që fol për kufij është armik i vendit tim. I kam thënë të gjithëve, si asaj si të gjithëve”, ka thënë në fund kryeministrit Haradinaj. /Lajmi.net/