Kryetarët e Bashkive Shqiptare mblidhen për herë të tretë në Tetovë

101

Nikoqire e takimit të 3-të të Kryetarëve të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon këtë herë është Tetova.

Kryetarët e komunave Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Vlorë, Prizren, Ulqin, Preshevë dhe Gostivarë sapo kanë nëshkruar Statutin e organizatës ”Unioni i Bashkive Shqiptare”, transmeton Klan Kosova.

Kjo organizatë do të ketë selinë në Tiranë.

”Urime dhe na priftë e mbara! #Bashkë mund të bëjmë gjëra të mira!”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, transmeton Klan Kosova.