Kryetari i OVL UÇK-së u bën thirrje ish-bashkëluftëtarëve t’i përgjigjen ftesave të Speciales

117

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ftuar veteranët e UÇK’së që të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është raciste, por për të mirën e shtetit duhet të bashkëpunohet me këtë institucion.

Megjithatë, Gucati nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit të protestave për ta kundërshtuar këtë gjykatë.

“Por, për momentin, rruga dhe protesta nuk na konvenojnë”, ka thënë ai për “Epoka e re”.

“Mirëpo, çdokush duhet ta dijë se edhe durimi i veteranëve e ka një fund”, ka shtuar Gucati.

Ai ka treguar se OVL UÇK’ja është e informuar nga Ministria e Drejtësisë për krejt procesin.