Kujdes! Çfarë duhet të dini për gjumin me flokë lagur

68

  

Të lesh gjumë me flokë lagur është një fenomen që mund të sjellë shumë probleme në lidhje me shëndetin e secilit nga ne për shumë arsye.

 

Shpesh ne kemi menduar se të shtrihesh në krevat me flokë lagur është shumë ndikuese në lidhje me dhimbjen e kokës, por nuk është e vërtetë një fakt i tillë lidhet më shumë me shëndetin e flokëve.

 

Kur flokët janë të lagur janë më delikatë dhe më të rrezikuar për t’u këputur.

 

Lëvizjet gjatë gjumit mund të shkaktojnë, pa e kuptuar, dëmtime te flokët. Jo vetëm kaq, ka një tjetër arsye që do t`ju bëjë të mendoheni dy herë para se të shtriheni me flokët e lagur. Lagështia në lëkurën e kokës e kombinuar me këllëfin e jastëkut, jo gjithmonë të pastër, mund të shkaktojë shtimin e baktereve, gjë që mund të ketë pasoja jo të mira për shëndetin.

 

Nuk është problem nëse ju ndodh ta bëni ndonjëherë, por nuk do të ishte mirë t`ju kthehej në zakon.