Home Fun Kujdes me gjidhënien e bebës suaj, mund të fitoni sëmundje

Kujdes me gjidhënien e bebës suaj, mund të fitoni sëmundje

0
Kujdes me gjidhënien e bebës suaj, mund të fitoni sëmundje

Gjatë gjidhënies duhet të keni kujdes për beben dhe vetën tuaj

Gjatë gjidhënies duhet të keni kujdes për beben dhe vetën tuaj

Përveç kujdesit që duhet treguar për foshnjën, duhet treguar kujdes edhe për shëndetin e nënës. Është e rëndësishme që ajo të jetë e shëndetshme dhe të ruhet nga problemet shëndetësore siç është mastitisi.

Mastitisi është një infeksion, që mund të shfaqet gjatë kohës që ushqeni foshnjën me gji . Bakteriet mund të prekin gjirin e nënës. Kjo ndodhë kur foshnja nuk pozicionohet si duhet ose kapet pas thimthave, në vend që ta kapë zonën përreth tyre (areolën) me buzë apo me mishin e dhëmbëve. Ndonjëherë, bakteret mund të futen në gji duke mos e vërejtur nëna fare.

Kjo sëmundje mund të prekë një ose të dy gjinjtë. Simptomat e mastitisit janë temperaturë dhe të përziera, njëlloj si të ishit me grip. Ai mund të pezmatohet, forcohet, ënjtet dhe skuqet, madje do ta ndieni edhe më të nxehtë se zakonisht, thuhet në librin “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme” sjellë në shqip nga Botimet Living.

Për mjekimin e mastitisit, në përgjithësi, përdoren antibiotikë. Meqenëse ky infeksion shkakton shumë dhimbje, mund  edhe të hiqni dorë nga ushqyerja e foshnjës me gji.

Infeksioni nuk përhapet në qumësht, kështu as antibiotikët që do të përdorni nuk do ta dëmtojnë foshnjën, ndonëse mund të vëreni një ndryshim në ngjyrën e jashtëqitjes së saj./21Media

Loading...