Home Kuriozitete Kunatat indiane vrapojnë së prapthi për 13 orë (FOTO)

Kunatat indiane vrapojnë së prapthi për 13 orë (FOTO)

0
Kunatat indiane vrapojnë së prapthi për 13 orë (FOTO)

Një çift grash në Indi vrapuan së prapthi për 13 orë në një total prej 53 kilometrash për të festuar ditëlindjen e 150-të të Mahatma Gandit dhe për ta vendosur rekordin Guinness.

Kunatat, Twinkle Thaker dhe Swati Thaker, kanë thënë se ishin frymëzuar nga deklaratat e kryeministrit Narendra Modi në lidhje me fuqizimin e grave për ta bërë vrapimin së prapthi nga Bardoli tek Dandi.

Ato e filluan vrapimin në ora 5 të pasdites të së martës dhe e mbaruan ditën pasuese.

“Në fillim nuk ishim të sigurt nëse ishim në gjendje ta përfundonim misionin, por më pas anëtarët tanë të familjes na motivuan. Qëllimi ynë ishte që t’i motivojmë gratë që të dalin dhe t’i shfaqin aftësitë e tyre”.

“Secila grua ka disa cilësi, dhe e gjitha çka u duhet është mbështetja e dikujt për të ecur përpara”, deklaroi Twinkle Thakar.

 

 

Loading...