Kur i lë vetëm fëmijët e vegjël dhe gjejnë rrojën elektrike…

102

Një djalosh ka bërë frizura të pazakonta për veten dhe motrën e tij pasi kishte gjetur rrojën elektrike të mamasë së vet.

Stephie Leigh nga SHBA-ja ishte tmerruar kur kishte parë djalin e saj Teddy që kishte marrë rrojën elektrike dhe e kishte lënë gati pa flokë veten dhe motrën Eloise.

Për vete Teddy kishte rruar kokën nga përpara, ndërsa te motra pjesën e pasme të kokës.

Kur Stephie ka pyetur të bijën se a i pëlqen frizura e saj e re, ajo menjëherë u përgjigj “Jo”, ndërsa kur u pyet përse e ka lënë të vëllanë të veprojë kështu, ka ndërhyrë Teddy që ka thënë se “asaj i pëlqente dhe donim të ta tregonim ty atë që bëmë”.