Kur ndërron ora dhe pse 2018 do jetë viti i fundit i këtij procesi

457

2018 mund të shënojë herën e fundit që kontinenti i Europës ndërron orën dhe të gjitha vendet do të ketë orën e njëjtë.
Është një ditë e mirë për të gjithë pasi do flemë një orë më shumë, kur ora të shënojë 03.00 mëngjesin e 28 tetorit. Megjithatë nuk do të jetë një ditë e gëzuar për ata prindër që kanë foshnje të vegjël apo që punojnë natën.

2018 mund të shënojë herën e fundit që kontinenti i Europës ndërron orën dhe të gjitha vendet do të ketë orën e njëjtë.

Që nga viti 2002, direktiva e Bashkimit Europian vendosi që të rregullonte ndryshimin e orës 2 herë në vit, verë e dimër, duke vendosur që ndërrimet të bëhen në javën e fundit të marsit dhe javën e fundit të tetorit.

Por një raport i parlamentit Europian në vitin 2017 arriti në përfundimin se këto ndryshime duheshin rimarrë në konsideratë. Disa vende jashtë BE-së si Rusia, Turqia, Bjellorusia dhe Islanda e kanë braktisur këtë praktikë.

Argumenti ishte se ndihmon në mbajtjen e një ore të njëjtë duke mos shkaktuar parregullsi në sektorin e transportit.