Kur të rrezikohet karriera pas reklamës për D&G

125

  Modelja kineze e cila u shfaq në reklamën e Dolce & Gabbana që u akuzua për racizëm thotë se reagimi i ashpër që rrethoi këtë fushatë publicitare gati sa nuk i shkatërroi karrierën.      

Një prej tre videove të publikuara në muajin nëntor e tregonte Zuo Ye ndërsa mundohej të hante me shkopinj ushqim italian, përfshire kanoli dhe pica.

Por, një veprim i tillë shkaktoi indinjatë të madhe në Kinë, ku u pa si ofendues, ndërsa një sërë dyqanesh të mëdha i hoqën nga raftet e tyre produktet e firmës italiane.

Vetë Zuo tha se ndihej “fajtore dhe e turpëruar”, por kërkoi që pozicioni i saj të mirëkuptohet. Këto komente modelja i bëri në rrjetin social kinez Weibo, ku debati u “përflak” sërish duke krijuar përçarje.

Një pjesë e përdoruesve mendojnë se fajin për këtë që po i ndodh e ka ajo vetë, të tjerë mendojnë se Zuo duhet ta vazhdojë karrierën si modele dhe e kuptojnë faktin që ajo, sipas tyre, i ka pasur duart të lidhura duke punuar me D&G.

Vajza pretendon se e dinte që videoja do të përmbante ngrënien e disa delikatesave italiane me shkopinj, por nuk i ishte treguar detaji i picës dhe makaronave. Gjigandi italian i modës i publikoi videot nëntorin e vitit të kaluar, përpara spektaklit të tij në Shangai.

Fushata fokusohej tek kultura kineze dhe promovimi i prototipeve më pak të zakonshme, por reagimet e ashpra në Kinë e detyruan firmën ta anulonte eventin.