Kur zbulon se e dashura të tradhëton me shokun e ngushtë (Video)

149

 

Një burrë, i cili kishte zbuluar tradhëtinë e të dashurës me shokun e tij të ngushtë, kishte organizuar një festë për t’i demaskuar publikisht të dy. Ai mblodhi sa më shumë persona në ftesë dhe filmoi të gjithë momentin kur zbuloi të vërtetën. Ngjarja ka ndodhur në Venezuelë.

“Sot kam zbuluar diçka që realisht e dyshoja. Alberto, të njoh prej më shumë se 20 vitesh. Por që të ngatërrohesh me të dashurën time është një lëvizje e ulët”, tha ai.

Shoku i personit në fjalë, Alberto Sobalvarro është një ekonomist dhe kongresmen besnik ndaj Presidentit të vendit Nicolas Maduro. Burri merr telefonin e të dashurës së tij dhe nxjerr mesazhet që ajo ka shkëmbyer me shokun e tij të ngushtë. Ndërsa mikut të tij prej 20 vitesh i thotë se zbuloi planin që ai kishte për t’i blerë apartament të dashurës së tij.

“Daliana kërkonte një apartament 40 mijë Dollarësh dhe unë e pyeta ku do t’i gjesh paratë? Tani e di se ku do t’i gjejë 40 mijë Dollarët për apartamentin, do t’ia japësh ti“, iu drejtua shokut të tij të ngushtë.

“Të falenderoj Alberto me gjithë zemër për sinqeritetin që më tregove gjatë 20 viteve shoqëri. Dhe Daliana, gjatë këtyre dy viteve ke ndarë me mua hipokrizinë”, tha me ironi burri i tradhëtuar, i cili nuk është identifikuar. Dhe të gjithë shfaqjen e mbylli duke thënë: “Alberto dhe Daliana kanë një lidhje”. /tvklan.al