Kush e surprizoi Ganen?

129

Me një karrierë të gjatë në skenën muzikore, i dha publikut këngë që nuk u harruan asnjëherë, shkruan “Kosovarja

Ganimete Abazi, e njohur si ‘Ganja’, është dalluar gjithmonë për zërin e saj të veçantë, duke sjellur projekte unike

Megjithëse kanë kaluar vite që kur Ganja nisi karrierën e saj në muzikë, ajo është ende e ‘freskët’, thujase koha u ndal për të

E dëshmojnë paraqitjet e saj gjithmonë elegante, duke treguar se i kushton shumë rëndësi fizikut. Madje shpesh bën eksperimente me dukjen e saj

Ndonëse jo me ndonjë projekt të ri, ajo është vazhdimisht aktive dhe pjesë në mbrëmje të ndryshme muzikore

Shpesh ndanë kohë me ndjekësit në rrjete sociale duke publikuar imazhe të ndryshme nga aktivitetet e saj

Të marrësh dhuratë nga të tjerët, është shumë e natyrshme. Por, ti bësh vetës dhuratë, është më e rrallë

Së fundi Ganja përmes një fotografie ka treguar se është bërë me veturë të re, duke e uruar edhe vetën

“E gëzofsha”, ka shkruar ajo. Megjithatë nuk është shumë e qartë, nëse ishte kjo veturë nga vetja, apo i bëri dikush dhuratë Ganës

Ndryshe, ishte kënga e saj “ Mirupafshim” që e bëri si këngëtare të dashur të publikut , e cila ende dëgjohet me shumë nostalgji./Kosovarja