Kush është “Bossi” i madh që qëndron prapa lypsarëve në Prishtinë?

116

Prishtina po shndërrohet në një nga vendet e rajonit me më së shumti lypsar, duar që shtrihen kudo e ngado për të kërkuar lëmoshë, shkruan “Kosovarja

Ka lypsarë shqiptar, rom, ashkalinjë, por edhe serb e boshnjak. Nuk mungojnë as të ardhurit nga Shqipëria, një pjesë e mirë prej të cilëve kërkimin e lëmoshës e kanë punë

Pra, ata janë të punësuar si lypsar dhe ato që i fitojnë gjatë ditës i dërgojnë tek tutori i tyre, i cili i paguan me pagë mujore

Siç mësojmë, këta persona të ardhur nga shteti fqinjë janë kryesisht të komunitetit rom dhe janë sistemuar në banesa private kryesisht në Fushë Kosovë. Puna e tyre fillon herët në mëngjes dhe mbaron pasdite rreth orës orës 17:00

Ta punësosh dikë për të kërkuar lëmoshë, për të aktruar, duket një vepër e rëndë, e cila prej kohësh është duke u hulumtuar./Kosovarja