Home Shëndetësi Kush ka partnere të mençur jeton më gjatë

Kush ka partnere të mençur jeton më gjatë

0
Kush ka partnere të mençur jeton më gjatë

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar se jeta e gjatë dhe shëndeti në përgjithësi nuk kanë kurrfarë lidhje me arsimimin e mashkullit, mirëpo kanë lidhje me arsimimin e partneres së tij.

Edhe pse shumë vajza dyshojnë se meshkujt nuk vlerësojnë mjaft mençurinë si një ndër karakteret të cilat i dëshirojnë te bashkudhëtarja e tyre jetësore, pastaj patjetër duhet të zgjedhin midis mençurisë dhe bukurisë, zgjedhin këtë të dytë (si duket, edhe pse kjo është e vërtetë), do të ishte më mirë të mendonin dy herë.

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar se jeta e gjatë dhe shëndeti nuk kanë kurrfarë lidhje me arsimimin e mashkullit, por kanë lidhje me arsimimin e partneres së tyre. Shkurt, meshkujt e martuar me femra të mençura jetojnë më gjatë.

Mirëpo, para se të provoni të ngushëlloni femrën me fjalët se si mashkulli i cili i ka braktisur për shkak të ndonjë femre te e cila ka gjetur përkrahje, do të vdesë nga sulmi në tru, duhet përmendur se si kjo nuk i përket inteligjencës femërore në përgjithësi.

Fjala është më shumë për atë që arsimimi i femrës më shumë anon drejt jetës së shëndetshme. Natyrisht, atë e bartin edhe te familja e tyre e ngushtë, përkatësisht te partnerët.

Duke pasur parasysh që zakonisht janë përgjegjëse për ushqimin, është për t’u pritur që partnerët e tyre dinë çdo gjë për rëndësinë e kafjallit si edhe për lidhjen e racioneve të pemëve edhe perimeve kur mungon mishi, ndërkaq shpesh edhe me rekreacionet e tyre nxisin partnerin që shikimin e tepruar të televizorit ta zëvendësojnë me ndonjë aktivitet fizik. /Telegrafi/

Loading...