Kush po e bën Kiden femrën me luksoze të estradës?

157

 
 

Trendi me luksin tek femrat e estradës tek ne i ka kapur tash e sa kohë, e këtij trendi nuk i ka ikur edhe këngëtarja simpatike Kida, shkruan “Kosovarja”.

Veshjet dhe shëtitjet e shumta të këngëtares nuk janë i vetmi luks, në fotografinë e postuar pak orë më parë ajo shfaqet tejet bukur por ajo çka bije në sy është vetura luksoze ku edhe e ka realizuar foton.

Koncertet e shumta mbase janë arsyeja për luksin që Kida ka, po a gjendet dikush prapa këtij luksi të saj? Kjo nuk dihet, si tek shumica e femrave që bëjnë pjese në estradën tonë, shkruan “Kosovarja”

Gjithsesi ajo mbetet nga këngëtaret më të preferuara tek ne me mbi 1 milion ndjekës./Kosovarja/