Ky ushqim mund t’iu ndihmojë të ulni nivelin e tensionit të gjakut

163

  Simptomat e tensionit të lartë të gjakut përfshijnë vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje në gjoks.      

Për ta ulur nivelin e tensionit të gjakut, duhet të provoni të hani ushqime të pasura me kalium, transmeton lajmi.net.

Këto produkte ndihmojnë në balancimin e niveleve të kripës në trup, të cilat mbështesin organet vitale, duke përfshirë edhe veshkat.

Ekspertët britanezë shpjegojnë se ushqimet që vijnë nga familja e arrës mund t’iu ndihmojnë në reduktimin e nivelit të lartë të tensionit në gjak.

Kjo u mbështet nga një studim i publikuar në NCBI, i cili mati ndikimin e ushqimeve në 28 pacientë me tension të lartë të gjakut.

Rezultatet treguan se ushqimet nga familja e arrave reduktuan rezistencën periferike vaskulare, e cila ulë presionin e gjakut. /Lajmi.net/