Lajm i mirë për fansat e Mozzik, reperi po iu kthehet koncerteve

165

Që kur u nda nga labeli ku bënte pjesë “On Records”, ai nuk mbajti koncerte si kohë më parë.

Reperi i famshëm ferizajas Mozzik, themeloi kompaninë e tij “2 euro Music” dhe që nga momenti i ndarjes ka publikuar disa këngë që depërtuan shpejt edhe në vendet europiane, e në Kosovë u shndërruan në hite.

Pas “Madame”, “Papa” dhe këngës “Bonnie and Clyde” me Loredana Zefin, partneren e tij e po ashtu edhe këngës “Para Siempre” me të vëllain Getinjon, Mozzik ka treguar se do t’iu kthehet koncerteve.

Mozzik ka shkruar në Instagramin e tij, se koncertet do i fillojë nga muaji Janar dhe se është shumë entuziast që t’i takojë fansat e tij. /Prive.al