LAJMI I FUNDIT: Ceca hyn në Kosovë, e gatshme për koncertin

112

Svetlana Raznatovic e njohur si Ceca, ka hyrë në Kosovë për të mbajtur një koncert në Mitrovicën e Veriut në përkrahje të serbëve, të cilët po protestojnë kundër taksës 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.

Ceca në një video të postuar në Instastory në Instagram ka thënë se ka kaluar kufirin dhe është rrugës për në vendin ku do të mbahet koncerti, njofton Klan Kosova.

“Kaluam, për pak jemi në Mitrovicë, shihemi aty. Ju puth!”, ka thënë Raznatovic në video.

Po për hyrjen e saj në Kosovë nuk kanë dhënë përgjigje Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Brendshme.

Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dje iu ka kërkuar institucioneve të sigurisë të marrin masat e duhura, nëse ky organizim bëhet për qëllime të këqija dhe nxit grupacione.

Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut dhe pritet të fillojë në orën 12:00.