LDK për letrën e zyrtarëve amerikanë: Askush s’ka të drejtë të luaj me miqësinë me SHBA-të

98

Pas letrës që zyrtarët e SHBA-ve i dërguan krerëve shtetëror të Kosovës, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sekretari i kësaj partie, Ismet Beqiri, përmes një postimi në Facebook, u shpreh se letra e sotme tregon se askush nuk ka të drejtë të luaj me miqësinë dhe partneritetin e SHBA-ve, raporton lajmi.net.

Sipas tij, me qeverisjen aktuale, po rrezikohet qenia e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Beqirit në Facebook:

Letra e sotme nga zyrtarët amerikan flet vet.
Askush nuk ka të drejtë të luaj me miqësinë dhe partneritetin me SHBA,shtetin që na shpëtoi nga zhbërja.
Me këta këta që po qeverisin po rrezikohet qenia jonë.
Qytetarët nuk janë me ju.
Kosova veq me qytetarët e saj dhe SHBA-të mund të ec përpara. /Lajmi.net/