LDK shkon te varri i Rugovës pas votimit të ushtrisë

159

Pasi sot u votua pakoja e projektligjeve për transformimin e FSK’së në ushtri, deputetët e LDK’së, kanë shkuar në Velani për të bërë homazhe pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugovës.
Grupi Parlamentar i LDK’së, pasi ka dhënë votën pro tri projektligjeve për ushtrinë, janë nisur në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Aty u kanë barë nderime Presidentit Rugova dhe ish-ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë në ekzil, Ahmet Krasniqit.

“Pas votimit per ushtrine, me Grupin Parlamentar te LDK-se beme nderime para vendit ku prehet Presidenti Rugova, Komandanti i pare i Pergjithshem i Forcave te Armatosura te Republikes te Kosoves, dhe Ministri i pare i Mbrojtjes te Republikes te Kosoves, Kolonel Ahmet Krasniqi” , ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti. /Express/