Let’s Do It Kosova mban trajnim në Viti për edukimin mjedisor

85

Organizata Let’s Do It Kosova ka mbajtur trajnimin “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor”, në Komunën e Vitisë.

Let’s Do It Kosova bashkë me nxënësit e Shfmu “Skender Emërllahu”, Ramjan, Viti, kanë diskutuar në lidhje me rolin e shkollës në promovimin e vlerave mjedisore që na dërgojnë drejt një zhvillimi mjedisor të qëndrueshëm.

“Gjeneratat e reja janë më të gatshme se kurrë të jenë pjesë e ndryshimit, por kanë nevojë për modele pozitive që mund t’i ndjekin. Entuziazmi, kreativiteti dhe interesimi i tyre janë treguesi më i mirë se ne duhet të investojmë shumë më tepër në ta”, thuhet në njoftimin e tyre.

Let’s Do It Kosova thotë se komponenta edukative gradualisht po zgjeron frytet e saja dhe se kujdesi ndaj mjedisit po bëhet prioritet gjithandej.