Limaj thotë se ka vende të punës në Kosovë: Fokusohuni në marrje të zanateve

75

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, së bashku me ministrin e Tregtisë, Endrit Shalën dhe shefin e klubit të prodhimit, Astrit Panxha, kanë vizituar kompaninë “Flutura” e cila ndodhet në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Kjo kompani merret me prodhimin e letrave higjienike. Zëvendëskryeministri Limaj ka qenë aty për ta parë së afërmi procesin e punës, me ç’rast ka biseduar me punëtorët rreth kushteve të punës në këtë kompani.

Ai u ka bërë thirrje të rinjve që ta shohin perspektivën e tyre në vendlindje duke theksuar se ka vende punë dhe ka kërkuar nga ta që të fokusohen në marrjen e zanateve.

Gjithashtu edhe ministri Shala është shprehur i lumtur për të arriturat e kësaj kompanie dhe ka thënë se tani me vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës është bërë më e lehtë për kompaninë “Flutura” që të depërtojë në tregun kosovarë.