Lista Srpska e pret Cecën me fanella të Milan Radojçiqit

203

Zyrtarët e Listës Serbe gjatë takimit më këngëtaren serbe Ceca kanë pasur veshur fanella me fytyrën e të kërkuarit Milan Radojiçiq i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Fytyra e Radojiçiq ishte e vendosur në hartën e Kosovës me një prapavijë të flamurit serb.

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës (NJSI), gjatë operacionit të zhvilluar në Veri të Kosovës para disa javësh, pas arrestimit të katër persona kishin bastisur edhe shtëpinë e tij mirëpo i njëjti kishte ikur një ditë më parë nga Kosova.