LIVE/ Tensionohet situata para Parlamentit në Shiqipëri, gaz lotsjellës drejt protestuesve

77

Protestuesit kanë nisur të gjuajmë me gurë dhe mjete të forta në drejtim të parlamentit.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të futen në ambientet e brendshme të Parlamentit në Shqipëri. Duke shtyrë njëri-tjetrin, ata patën konfrontim me efektivët e policisë.

Veprimet e tyre, kanë nxitur forcat e policisë që të hedhin gazin lotsjellës. Kjo ka bërë që protestuesit të largohen nga trau në hyrjen e Parlamentit.

Në mes të turmës mësohet se ndodhen edhe fëmijë të vegjël. Ndërsa efektivët e policisë janë vendosur më afër hyrjes së Parlamentit, ndërsa protestuesit kanë nisur të gjuajmë me gurë dhe mjete të forta.