Home ShowBizzz Loredana dhe Mozzik bëjnë jetë superluksoze, vajza disamuajshe me veshje mijëra euro

Loredana dhe Mozzik bëjnë jetë superluksoze, vajza disamuajshe me veshje mijëra euro

0
Loredana dhe Mozzik bëjnë jetë superluksoze, vajza disamuajshe me veshje mijëra euro

Mozzik dhe Loredana janë një ndër çiftet më interesantë të shoëbizit shqiptar. Ajo gjë që bie gjithmonë në sy tek ta është jeta luksoze që bëjnë dhe veshjet e shtrenjta, shkruan Gazeta Express.

Profilet në rrjetet sociale të dy reperëve, Mozzik
e Loredana, janë të mbushura me fotografi ku çifti shpërfaqin jetën e tyre
superluksoze.

Loredana sot u bë tema kryesore në mediat
vendore dhe ato ndërkombëtare për shkak se akuzohet se i ka vjedhur rreth 900
mijë franga një çifti të moshuar zviceran, dhe i ka kanosur ata.

Reperja që sot është marrë në pyetje nga
policia zvicerane dhe pastaj është liruar, ka bërë shpejt karrierë të reperes.

Ajo ka pak këngë, mirëpo ato llogariten të jenë
bërë hite, e i kanë falur famë këngëtares sidomos në Gjermani e Zvicër.

Një gjë dihet: jeta e ciftit, që në dhjetor janë bërë prindër të një vajze, është e mbushur me luks.

Përvec që reperet vishen me marka super të shtrenjta se Gucci, Versace e Burberry, edhe vajzën e tyre e kanë bërë një fëmijë të dalluar.

Veshjet që ka Hana e vogël arrijnë shifrat deri në mijëra euro. Edhe ajo si prindërit vishet me markat më të shtrenjta.

Reperi i njohur Mozzik ka ndarë së fundmi me
ndjekësit e tij në ‘Instastory’ garderobën e tij, duke treguar koleksionin e
shtrenjtë të këpucëve.

Nëpërmjet disa ‘Instastory’ ai ka treguar se këpucët e tij mbajnë emrin e disa prej firmave më të rëndësishme të modës si: ‘AdidasxYeezy’, ‘Nike’, ‘Balenciaga’ etj, apo ato të Loredanës ‘Alexander McQueen’, ‘Adidas’, ‘Vans’, etj. /Express/

Loading...