Home ShowBizzz Loredana thotë se është e pafajshme, ja ke e akuzon ajo për vjedhjen e 900 mijë frangave

Loredana thotë se është e pafajshme, ja ke e akuzon ajo për vjedhjen e 900 mijë frangave

0
Loredana thotë se është e pafajshme, ja ke e akuzon ajo për vjedhjen e 900 mijë frangave

Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi e cila është e martuar me reperin kosovar, Mozzik aktualisht po përballet me akuza të rënda të mashtrimit, kërcënimit dhe detyrimit.
Ajo është prangosur me akuzat e një çifti në Zvicër, i cili e akuzoi se ua mori pasurinë në bazë të të gjitha këtyre veprave. Bashkë me vëllain e saj, thuhet se Loredana e bëri tërë këtë skemë.    
Hulumtimi i gazetës zvicerane ’20 minuten’ shkruan se si Loredana Zefi ka mashtruar, ka ndërruar identitetin e saj, e kërcënuar çiftin në fjalë dhe ka detyruar të bënin gjëra që nuk donin t’i bënin.
Në pjesën e parë të shkrimit mediumi bën të ditura format e mashtrimit, kërcënimet që çifti i mori nga Loredana dhe ndërrimet e identiteteve që i bëri ajo dhe vëllai i saj.
“20 minuten”, kishte kontaktuar me Loredana Zefi, para se ajo të prangosej mbrëmë nga policia kantonale e Lucernit, për vjedhjen e 900 mijë frangave.
Gazeta shkruan se Loredana, e kishte pranuar se 900 mijë franga i takojnë familjes Z., të cilët e akuzuan për vjedhjen e tyre, por nuk e kishte pranuar se ajo ishte pjesë e marrjes së tyre.
Loredana kishte thënë se vëllezërit e saj e kanë bërë këtë dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë.
Loredana u citua të kishte thënë “Ju e dini, bëj gjithçka për drejtësi. Ju thjeshtë nuk duhet t’i besoni të gjithëve”.
Policia kantonale e Luzernit dje në mbrëmje e ka prangosur reperen Loredana Zefi, e cila është nga Ferizaj. Ajo u prangos në një apartament në qytetin e Lucernit dhe shtëpia e saj u bastis.
Gazeta zvicerane, emrin e vërtetë të vëllait të Loredanës (Bekimit) e ka mbuluar me emrin Berat, për arsye të mbrojtjes së identitetit. Gjithashtu, emrin e vëllait tjetër (Arsim) të përfshirë të saj, e kanë mbrojtur me emrin Agon. Këta emra nuk janë origjinalë dhe janë të mbrojtur nga gazeta.