Home Shëndetësi Lorika Belegu lanson linjën e qerpikëve me kualitet botëror

Lorika Belegu lanson linjën e qerpikëve me kualitet botëror

0
Lorika Belegu lanson linjën e qerpikëve me kualitet botëror

Tashmë të gjithë e njohin sallonin “Lorika” që gjendet në Pejë, e që klientelen e ka nga e gjithë Kosova dhe jo vetëm.

Lorika Belegu është profesioniste e dëshmuar në fushën e bukurisë dhe estetikës. Pejanja e pashme ia ka dalë sukseshëm që sallonin e saj ta shndërroj në më të frekuentuarin për shkak të shërbimeve cilësore dhe ekskluzive.

Lorika Belegu është e aftësuar dhe certifikuar në mbjelljen e thonjve dhe qerpikëve, për çka është trajnuar në vende të ndryshme të botës, e madje edhe është shpërblyer me çmimin “Royal Artist”.

Në sallonin “Lorika”, përmes një programi profesional aftësohen dhe certifikohen femra nga i gjithë vendi për extension të qerpikëve, ne 3D-6D dhe Volume Russ.

E, tani, Lorika Belegu ka lansuar edhe linjën e personalizuar të qerpikëve me kualitet botëror.

Qerpikër “Lorika” janë mendafsh dhe vijnë në disa lloje, prej të cilëve mund të arrihet extension nga më i thjeshti e deri tek ato 3D, 4D dhe 5D.

Këta qerpik vihen dhe hiqen në mënyrë të lehtë, kanë trashëi perfekte prej 2 milimetrash, vijnë në ngjyrë të zezë e pamje natyrale.

Këta qerpikë, pa dyshim që do të bëhen dashuria e re e çdo femre. Qerpikët shitën në sallonin “Lorika” në Pejë dhe mund të porositen edhe online