Lotaria Amerikane/ Vazhdon pritja për përgjigjet, bie serveri

89

Online vazhdon të mos ketë qasje faqja zyrtare e lotarisë E-DV-së.

Rezultatet e Lotarisë Amerikane dolën që dje në orën 18:00 dhe me sa duket ashtu si çdo vit tjetër mijëra shqiptarë donin të dinin nëse ishin fitues, duke bllokuar kështu serverin.

Fakti që numri i personave të cilët duan t marrin përgjigjen online është shumë i madh, vijon ta bëj të pa aksesueshme faqen zyrtare të lotarisë E-DV-së.

Urojmë që në orët në vijim të gjithë ata që presin, të marrin përgjigjen e shumëpritur, ndërkohë që ju kujtojmë se të parë nëse jeni fitues, është i domosdoshëm përdorimi i numrit unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.