Makina e kafesë që kushton 187 mijë euro

1121

Quhet Espresso Veloce Royal dhe është një aparat kafeje me vlerë 187 mijë euro.

Në një prodhim të kufizuar e të frymëzuar nga një motor makine Formula 1, makina luksoze është e veshur me ar të bardhë 18 karatësh, diamante, gurë ametist dhe e përfunduar me fibra karboni.

Makina gjithashtu është e pajisur me një bombol me vrimë nxjerrëse të përshtatshme për ata që duan të shijojnë një kafe me një shije më të fortë.