Mamia e njohur shqiptare u bën thirrje nënave: Mos ua bëni këtë fëmijëve

73

MOS I RREZIKONI BEBET…

Lidhja e foshnjave në djep dhe mbulimi i fytyrës së tyre ende aplikohet në shoqërinë tonë. Po, lidhur me këtë ka reaguar mamia e njohur Razije Musa.

Ajo u ka bërë thirrje nënave të reja që mos ta bëjnë këtë gjë, pasi që sipas saj ndikon keq në shëndetin e foshnjave.

“Ju lutem vëjeni veten në pozitën e atij fëmije, i lidhur, i veshur trashë, i mbuluar, plus me një mbulesë mbi fytyrë, si do të ndjeheshit ?
Është shumë me rëndësi që dhoma të jetë më së shumti deri në 22 gradë celsius, fëmijët të mos mbulohen shumë dhe koka asnjëherë të mos mbulohet. Kur e shihni se fëmija ka sekret vendoseni krevatin në lartësi prej 30 shkallëve që sekreti të bie poshtë e beba të frymojë lirshëm.”, ka shkruar ndër tjerash Musa në Facebook,  ku ka publikuar një video të një bebeje që shihet në këtë gjendje.

Ajo ka treguar se këtë video ia ka dërguar një nënë e re dhe ka njoftuar se publikimi i videos është bërë me lejen e saj në mënyrë që të vetdijësohen edhe nënat tjera./21Media