Maskat që rigjenerojnë flokët

78

Flokët e shëndetshme janë dëshira e të gjithëve, por jo të gjithë i kanë flokët ashtu si duan

Dikush ka zbokth të tepërt, dikush ka flokët më të dëmtuara, dikush ka problem pasi ato nuk i rriten shpejtë

Dëmtimi i flokut bëhet nga faktorë të ndryshëm nëse ju i pastroni ato shumë me ujë të nxehtë, apo nëse i ngjyrosni me produkte të shumta, po ashtu edhe nëse i rregulloni me mjete të ndryshme, ato mundeni t’i dëmtoni shumë lehtë

Por edhe për këtë ka një zgjidhje, ju mundeni të përdorni maska të ndryshme për flokë të cilat ju rigjenerojnë ato

Maska nga avokado, banania, veza dhe vaji i ullirit, ju ndihmojnë të rigjeneroni flokët e juaja të dëmtuara

Merrni një pjatë ku i vendosni të gjitha produktet bashkë, dhe më pas i vendosni në rrënjën e flokut

Maskë tjetër që përdoret shumë është edhe ajo nga veza, vaji i ricinit, dhe aloe vera, të gjitha këto produkte i vendosni një vend dhe më pas i vendosni në flokun e juaj i mbani gjysmë ore dhe më pas i pastroni