Home Lajme Mbi 2300 persona të pickuar nga rriqrat, një fëmijë në gjendje të rëndë

Mbi 2300 persona të pickuar nga rriqrat, një fëmijë në gjendje të rëndë

0
Mbi 2300 persona të pickuar nga rriqrat, një fëmijë në gjendje të rëndë

 

Mbi 2300 persona janë pickuar nga rriqrat vetëm gjatë këtij viti, derisa komuna e Malishevës dhe ajo e Prishtinës prijnë me numrin më të madh të rasteve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) kanë bërë të ditur se numri i të pickuarve në Komunën e Malishevës ka arritur në 968, 368 raste në komunën e Suharekës, 273 raste në komunën e Klinës dhe 125 në komunën e Rahovecit.

LEXO EDHE: Haradinaj ta udhëheqë dialogun, Thaçi vetëm të konsultohet

Sipas tyre, pickimi nga rriqrat ka ndodhur si pasojë e qëndrimit në livadhe të pakositura, në shkurre dhe në stalla, si dhe si pasojë e veshmbathjes joadekuate, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Përndryshe, numër i madh i të pickuarve nga rriqrat është paraqitur edhe në komunën e Prishtinës. Sipas drejtorit të Shëndetësisë në këtë Komunë Bujar Gashit, deri tani rreth 550 persona në këtë komunë janë pickuar nga rriqrat…

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Mbi 2300 persona të pickuar nga rriqrat, një fëmijë në gjendje të rëndë”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.