Home Fun Me këtë metodë bateria në iPhone t’ju zgjasë më shumë

Me këtë metodë bateria në iPhone t’ju zgjasë më shumë

0
Me këtë metodë bateria në iPhone t’ju zgjasë më shumë

Një eksperiment i realizuar së fundi

Një eksperiment i realizuar së fundi

Sipas një testi të ri, nëse e aktivizoni ‘dark mode’ në iPhone, do t’ju ndihmojë që bateria t’ju zgjasë më shumë.

Në një eksperiment të publikuar në YouTube, janë testuar dy iPhone iOS 13 – një në ‘dark mode’ dhe tjetri në ‘light mode’, derisa iu shpenzua bateria të dyve. Nga rezultatet kuptohet se kur telefoni në ‘light mode’ u ndal, iPhone-i në ‘dark mode’ ishte 30%.

Eksperimenti është realizuar nga kanali i YouTube, PhoneBuff dhe u përdorën dy iPhone XS Max. Për realizimin e eksperimentit u përdorën krahë robotikë, që u lidhën me smartfonët, transmeton rtv21.tv

Pas dy orësh eksperimenti, iPhone në ‘dark mode’ kishte 88 përqind, ndërsa bateria e iPhone në ‘light mode’ ra në 83 përqind. Pas katër orësh, iPhone i parë ishte 72 përqind, ndërsa i dyti 57. Pas shtatë orësh, iPhone në ‘light mode’ u ndal, ndërsa iPhone në ‘dark mode’ kishte edhe 30 përqind bateri.

Sidoqoftë, rezultatet mund të ndryshojnë, kjo varet edhe prej dritës së ekranit, modeleve të telefonëve dhe faktorëve të tjerë./21Media

Loading...